Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, sot mirëpriti z. Murat Ajdinin, kryetarin e parë të komunës sonë, si dhe z. Ismet Ramadanin, deputetin e parë që ka përfaqësuar Haraçinën në Kuvend për katër mandate.

Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e frytshme mbi përvojat e tyre, sfidat me të cilat është përballur komuna ndër vite dhe drejtimet e zhvillimit të mëtejshëm të vendit tonë. Në shenjë respekti, z. Ramadani i dhuroi kryetarit edhe librin e tij, një vepër me vlerë për historinë dhe kujtesën institucionale të Haraçinës. Biseda vazhdoi […]
Sot, pas një pauze të shkurtër teknike, punimet në Rrugën 14 kanë rifilluar.

Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, realizoi një inspektim në terren, ku u sigurua se të gjitha aktivitetet po zhvillohen sipas standardeve teknike dhe në përputhje me marrëveshjen e projektit. Komuna e Haraçinës mbetet e përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës lokale, me synim që Rruga 14 të përfundojë me cilësi të lartë dhe në afatet […]
Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, zhvilloi sot një takim pune me Kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, dhe Kryesuesin e Këshillit, z. Zekirja Shaini.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat e përbashkëta dhe projektet që mund të realizohen në shërbim të qytetarëve të të dy komunave. Biseda u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, me fokus në forcimin e koordinimit ndërkomunal për rezultate konkrete dhe afatgjata. Komuna e Haraçinës mbetet e përkushtuar të vazhdojë këtë bashkëpunim me hapa […]
Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës “Mërgimtarët e Haraçinës”, kryetarin e shoqatës z. Ramadan Jusufi dhe z. Mursel Ibrahimi.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe mërgatës. Kryetari Beqiri vlerësoi lart rolin e mërgimtarëve tanë, të cilët ndër vite kanë qenë një shtyllë e fortë për zhvillimin e Haraçinës dhe mbështetës të rëndësishëm të iniciativave dhe projekteve për të mirën e qytetarëve. Komuna e Haraçinës mbetet e përkushtuar të vazhdojë […]
Sot në Shkollën “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” u shënua Patronati i shkollës dhe 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari z. Daut Beqiri vlerësoi rëndësinë e arsimit si themel i zhvillimit të komunitetit tonë dhe theksoi se Komuna do të vazhdojë të mbështesë shkollat, nxënësit dhe arsimtarët me përkushtim të plotë. Patronati i Shkollës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” na rikujton traditën, vlerat dhe misionin e rëndësishëm që kjo shkollë bart ndër breza. Emri i […]
Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, ka emëruar Suad Bajramin në detyrën e Zëvendëskryetarit të Komunës së Haraçinës.

Z. Bajrami, me profesion stomatolog, është një figurë e njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe integritetin e tij në shërbim të qytetarëve. Përvoja dhe angazhimi i tij i vazhdueshëm përbëjnë një vlerë të rëndësishme për strukturat udhëheqëse të komunës. Ky emërim përforcon ekipin drejtues dhe synon rritjen e efikasitetit të administratës, avancimin e projekteve zhvillimore dhe […]
Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, sot priti në takim Myftiun e Shkupit, Qenan Ismaili, së bashku me përfaqësues të Myftinisë së Shkupit.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Haraçinës dhe Myftinisë, me fokus në shërbimin ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të komunës. Mysafirët shprehën urimet e tyre për marrjen e detyrës nga ana e kryetarit Beqiri dhe dhuruan një plaketë me xhaminë e bukur të Mustafa Pashës. Në shenjë respekti, kryetari Beqiri dhuroi […]
Kryetari pati kënaqësinë të vizitojë çerdhen “Fatosat”

Kryetari pati kënaqësinë të vizitojë çerdhen “Fatosat” me rastin e Festave të Nëntorit. Atmosfera atje ishte e mbushur me gëzim dhe energji nga fëmijët më të vegjël, të cilëve, me shumë dashuri, u shpërndanë paketa festive. Për kryetarin dhe Komunën, është gjithmonë kënaqësi të jenë pranë fëmijëve, sepse ata janë e ardhmja jonë dhe arsyeja […]
Sot, në ambientet e Komunës së Haraçinës, u nënshkrua zyrtarisht dokumentacioni për pranimin e makinerisë së re të mini-linjës për sortim të mbeturinave nga Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri.

Kjo pajisje është e destinuar për selektimin dhe ndarjen e mbeturinave sipas llojit, përfshirë plastikën, letrën, metalin dhe fraksione të tjera të riciklueshme, duke e bërë procesin e trajtimit shumë më efikas, më të kontrolluar dhe më të sigurt për mjedisin. Ky investim është në kuadër të projektit “BE CLEAN BE GREEN – BËHU I […]