Njoftim për qytetarët se është lansuar zyrtarisht aplikacioni mobil “NPK Ambienti”, i cili ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve komunale, rritjen e komunikimit me qytetarët dhe avancimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, njofton qytetarët se është lansuar zyrtarisht aplikacioni mobil “NPK Ambienti”, i cili ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve komunale, rritjen e komunikimit me qytetarët dhe avancimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor. Aplikacioni është realizuar në kuadër të projektit “BE CLEAN BE GREEN – BËHU I PASTËR, BËHU […]
Raporti i ekipit të NKP “Ambienti”-Haraçinë për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Sot u mbajt mbledhja e IV-të e Këshillit Komunal të Komunës së Haraçinës, në të cilën u miratua buxheti i Komunës së Haraçinës për vitin 2026.

Sot u mbajt mbledhja e IV-të e Këshillit Komunal të Komunës së Haraçinës, në të cilën u miratua buxheti i Komunës së Haraçinës për vitin 2026. Gjatë mbledhjes u diskutuan dhe u miratuan edhe pika të tjera të rëndësishme të rendit të ditës, të cilat synojnë zhvillim të qëndrueshëm, përmirësim të infrastrukturës, shërbimeve publike dhe […]
Vazhdojnë punimet në lumin e fshatit Grushinë sipas dinamikës së paraparë.

Vazhdojnë punimet në lumin e fshatit Grushinë sipas dinamikës së paraparë. Punët për rregullimin dhe pastrimin e shtratit të lumit po realizohen me qëllim të parandalimit të vërshimeve dhe rritjes së sigurisë për banorët e zonës. Komuna do të vazhdojë monitorimin e punimeve deri në përfundimin e plotë të projektit.
Projektit “Qasje e integruar për zhvillim të qëndrueshëm të Komunës së Haraçinës” (2023–2025), hapja zyrtare e ambulantës lokale e Haraçinës pas renovimit të plotë të saj.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, sot, së bashku me Sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës Kalliri i Mirësisë, z. Abedin Arifi, drejtorin e organizatës Islamic Relief, Dr. Muhamed Sulejman, drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, z. Samir Iseni, si dhe ish-kryetarin e komunës, z. Ridvan Ibraimi, shënuan hapjen zyrtare të ambulantës lokale […]
Sot, nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, u realizua inspektimi i punimeve që po zhvillohen në fshatrat Grushinë dhe Orllancë.

Ekipet komunale, me mbështetjen e Kryetarit, janë çdo ditë në terren për t’i adresuar me prioritet të gjitha shqetësimet e qytetarëve. Punimet po ecin sipas planit të paraparë, ndërsa angazhimi i komunës për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës në çdo lagje vazhdon pandërprerë.
Në Haraçinë ka filluar pastrimi i deponisë, me qëllim largimin e mbeturinave të grumbulluara dhe krijimit të një ambienti më të pastër e më të sigurt për banorët tanë.

Paralelisht, ekipet teknike të ujësjellësit janë në terren dhe pompa në rezervuarin e rrugës 14/1 është duke u rregulluar, në mënyrë që sistemi i ujësjellësit të funksionojë siç duhet. Kemi nisur rregullimin e të gjitha defekteve teknike në rrjetin e ujësjellësit, me synim që çdo familje në Haraçinë të ketë furnizim të rregullt dhe të […]
Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, sot zhvilloi inspektimin e disa projekteve infrastrukturore në terren, duke ndjekur nga afër ecurinë e punimeve dhe nevojat në secilin lokacion.

Punimet në kanalizimin atmosferik në Rrugën 1, pas të cilave do të nisë ndërtimi i trotuarit. Rekonstruksioni i rrugëve në fshatin Grushin. Rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Grushin. Rekonstruksioni i Rrugës 14. Kryetari Beqiri theksoi se komuna vazhdon me përkushtim realizimin e projekteve që përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve për të gjithë […]
Sot, në seancën e dytë të Këshillit Komunal të Haraçinës, u miratua një vendim me rëndësi të veçantë për komunën tonë.

Me këtë vendim, Komuna e Haraçinës ka shlyer të gjitha obligimet komunale të familjeve të dëshmorëve dhe i ka liruar ato nga pagesat për shërbimet komunale. Ky është një akt institucional i respektit dhe mirënjohjes për familjet që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë, sigurinë dhe të ardhmen tonë.