Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Haraçinës dhe Myftinisë, me fokus në shërbimin ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të komunës.
Mysafirët shprehën urimet e tyre për marrjen e detyrës nga ana e kryetarit Beqiri dhe dhuruan një plaketë me xhaminë e bukur të Mustafa Pashës. Në shenjë respekti, kryetari Beqiri dhuroi një plaketë me simbolet e Komunës së Haraçinës, si simbol i vlerave dhe traditës së vendit tonë.
Komuna e Haraçinës vlerëson lart bashkëpunimin me institucionet fetare dhe mbetet e përkushtuar për të mirën e qytetarëve të saj.






