Gjatë takimit u diskutua për sfidat e përbashkëta dhe projektet që mund të realizohen në shërbim të qytetarëve të të dy komunave.
Biseda u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, me fokus në forcimin e koordinimit ndërkomunal për rezultate konkrete dhe afatgjata.
Komuna e Haraçinës mbetet e përkushtuar të vazhdojë këtë bashkëpunim me hapa të qarta dhe të dobishme për komunitetin.




