Popullsia

Në bazë të rezultateve të fituara nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2002, territori i komunës së Haraçinës shtrihet në 24 km2, me 11992 banorë dhe 2582 shtëpi. Struktura etnike e komunës është si vijon:

90.72% Shqiptarë
8.23% maqedonas
0.54% boshnjakë
0.11% Serbë
0.01% Vllahët dhe
0.39% anëtarë të bashkësive të tjera etnike.

Sipas strukturës së moshës, popullsia është e ndarë si më poshtë:

10.63% janë nga 0-4 vjeç;
11.69% e moshës 5-9 vjeç;
10.52% nga 10-14 vjeç;
9.46% nga mosha 15-19 vjeç;
9.35% nga 20-24 vjeç;
9.30% nga 25-29 vjeç;
8.45% nga 30-34 vjeç;
6.87% nga 35-39 vjeç;
5.02% e moshës 40-44 vjeç;
4.63% e moshës 45-49 vjeç;
3.69% e moshës 50-54 vjeç;
3.41% nga 55-59 vjeç;
2.55% nga 60-64 vjeç;
1.73% nga 65-69 vjeç;
1.32% nga 70-74 vjeç;
0.60% nga 75-79 vjeç;
0.33% e 80-84 vjeç dhe
0.30% mbi 84 vjeç.

Nga të dhënat e mësipërme mund të konkludohet se 32.84% e banorëve të komunës së Haraçinës janë nga mosha 0-14 vjeç, 62.73% nga mosha 15-64 vjeç, 4.28% mbi 64 vjeç, dmth 53.08% e banorëve janë të pjellorisë.

Nëse krahasojmë të dhënat me të dhënat e komunave të tjera, mund të konkludojmë se komuna e Haraçinës ka popullatën më të re në Republikën e Maqedonisë.

Sipas numrit të banorëve, Këshilli i Komunës së Haraçinës përbëhet nga 15 këshilltarë të zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë.

Brenda komunës është shkolla fillore Skënderbeu me më shumë se 1000 nxënës.