Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e frytshme mbi përvojat e tyre, sfidat me të cilat është përballur komuna ndër vite dhe drejtimet e zhvillimit të mëtejshëm të vendit tonë. Në shenjë respekti, z. Ramadani i dhuroi kryetarit edhe librin e tij, një vepër me vlerë për historinë dhe kujtesën institucionale të Haraçinës.
Biseda vazhdoi mbi tema që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve të Haraçinës dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve komunale.




