Shkollat fillore

Shkollat fillore

SHFK,,GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU,,Haraçinë  është themeluar 03.01.1980 ndërsa ka filluar procesi edukativo arrsimor në gjysmëvjetorin e dytë po të njejtin muaj.

Drejtori i parë ishte Rakip Rramani ku mirëpriti nxënësit dhe stafin e shkollës në objekt të ri.

SHFK,,GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU,, në fillim kishte gjithësej 14 paralele me 364 nxënës.

Klasa e V-të 4 paralele
Klasa e Vl-të 4 paralele
Klasa e Vll-të 3 paralele
Klasa e Vlll-të 3 paralele

Numri I përgjithshëm e mësimdhënësve ishte 12 femra dhe 10 meshkuj.

Drejtori I parë ka qenë Rakip Rramani ,Naim Ziba, Mitat Ajdari, ushtrues detyre Sali Askaj, ushtrues detyre Ismaet Saliu, drejtor Salim Asani, Xheladin Alimi Brahim Ajvazi, Muarrem Ajdari, Rexhep Bajrami, ushtrues detyre Xheladin Alimi Azam Aki.

SHFK,,GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU,,Haraçinë pas ndarjes nga shkolla Abdyl Frashëri ngelet me gjithsej: 34 paralele

30 paralele ne Haraçinë dhe 4 paralele ne shkollën periferike Mojancë.

Emri i shkollës: SH.F.K Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
Adresa: Shkup, Haraçinë rr.1 pn
Drejtor: Xhavit Imeri
Telefon zyrtar:  +389(02)2 579-861
E mail:
Sh.f.k.skenderbeu.aracinovо@gmail.com
info@gjkskenderbeu-haracin.edu.mk
Verifikimi-nr I aktit: 14-1200/1 26.02.1986
Viti I verifikimit: 1980
Gjuha mësimore: Gjuhë Shqipe-Maqedone në Orllancë (par.boshnjake)
Lloji i ndërtimit: Ndërtim i fortë
Sipërfaqja e oborrit të shkollës: 4000 m2
Sipërfaqja e objektit gjithsej: 2000m2+ 2000+100+ 100
Sipërfaqja e tereneve dhe sallave: 21100 m2
Shkolla punon me ndrrime:  2 ndrrime
Mënyra e ngrohjes së shkollës: Ngrohje qendrore
Numri i klasave: 1-9
Numri i paraleleve: 83 paralele
Numri i kuadrit arsimor: 31 mësimdhënës të grupit lëndor dhe 20 mësimdhënës të grupit klasor.
Numri i nxënësve: 852 nxënës

Nga muaji shtator në Komunën e Haraçinës u themelua edhe një shkollë e re fillore me emrin Abdyl Frashëri ku do të organizojë mësim për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.
Qëllimi është lehtësimi i punës së shkollës Gjergj Kastriot Skenderbeu e cila është një ndër shkollat më të mëdha në vend dhe ofrimi i arsimit më cilësor për nxënësit e shkollave fillore në këtë komunë, numri i të cilëve është në rritje të vazhdueshme.

Subjekti i ri juridik, gjegjësisht shkolla Abdyl Frashëri, e cila themelohet  me iniciativën e këshillit të komunës  do të funksionojë në objektin i cili deri më tani ishte  nën juridiksionin e shkollës fillore Gjergj Kastriot Skenderbeu, ku  do të barten 80 punonjës. Vitin e  ri shkollor në këtë shkollë do ta fillojnë 1132 nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën në 46 paralele. Prej tyre mësimin në gjuhën shqipe në objektin qendror do ta ndjekin 972 nxënës në 36 paralele, ndërsa në shkollën rajonale në fshatin Orllancë do të jenë 160 nxënës në 11 paralele prej të cilëve 155 nxënës me mësim në gjuhën shqipe në 10 paralele dhe 5 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase në 1 paralele  të kombinuar.

Emri i shkollës: SH.F.K Abdyl Frashër
Adresa: Shkup,
Drejtor: Refik Saliu
Telefon zyrtar:  38971372805
E mail: sh.f.abdzlfrasheri.haracin@gmail.com
Verifikimi-nr I aktit: 14-1200/1 26.02.1986
Viti I verifikimit: 1980
Gjuha mësimore: Gjuhë Shqipe-Maqedone në Orllancë
Lloji i ndërtimit: Ndërtim i fortë
Sipërfaqja e oborrit të shkollës: 13000m2
Sipërfaqja e objektit gjithsej: 24100
Sipërfaqja e tereneve dhe sallave:1100m2
Shkolla punon me ndrrime:  2 ndrrime
Mënyra e ngrohjes së shkollës: Ngrohje qendrore
Numri i klasave: 1-9
Numri i kuadrit arsimor:74 mësimdhënës 29 grup klasor dhe 45 lëndor
 Klasa Nr. i Paraleleve Nr. i nxënësve
 I7 119
 II5 99
 III4 104
 IV6 121
 V6 139
 I-V28 582
 VI5 100
VII5124
VIII5128
IX596
VI-IX20448
I-IX481030