Sot, pas një pauze të shkurtër teknike, punimet në Rrugën 14 kanë rifilluar.

Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, realizoi një inspektim në terren, ku u sigurua se të gjitha aktivitetet po zhvillohen sipas standardeve teknike dhe në përputhje me marrëveshjen e projektit.

Komuna e Haraçinës mbetet e përkushtuar në përmirësimin e infrastrukturës lokale, me synim që Rruga 14 të përfundojë me cilësi të lartë dhe në afatet e planifikuara, në shërbim të qytetarëve tanë.