Sot në Komunën e Haraçinës zhvilluam një takim frymëzues me Ridvan Mustafën dhe kolegen e tij, koordinatoret e Qendrës për Asistencë, ku zyrtarisht nisëm bashkëpunimin për një projekt që do të sjellë ndryshim të vërtetë në komunitetin tonë.

Ky projekt, i mbështetur nga Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë për Punë Sociale, komunat dhe Qendrën për Asistencë, do të fillojë me ofrimin e shërbimeve shtëpiake për të moshuarit në nevojë nga muaji janar. Është një hap i madh drejt një Haraçine më humane, më solidare dhe më të përgjegjshme. Projekti jo vetëm që […]

Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, ka vazhduar mandatin e z. Refik Saliu, drejtor i Shkollës Fillore “Abdyl Frashëri”.

Kryetari Beqiri nënshkroi vendimin për vazhdimin e mandatit, duke vlerësuar lart punën profesionale, përkushtimin dhe rezultatet e arritura nga drejtori gjatë periudhës së kaluar. Komuna e Haraçinës mbështet vazhdimisht institucionet arsimore dhe stafin drejtues që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit tanë.

Dita e Alfabetit!

Me rastin e Ditës së Alfabetit dhe përvjetorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vetë Institutit, u realizua edhe ekspozita me titull “Shtypshkronja dhe Kongresi”, kushtuar shtypshkronjës “Bashkimi i Kombit” – “Shtypshkronja Tregtare Ndërkombëtare” dhe delegatëve të Kongresit të […]

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës së Haraçinës, me 10 vota pro, u zgjodh znj. Rita Sinani Halimi në postin e Kryetares së Këshillit Komunal.

Ky moment shënon fillimin e një etape të re të punës së përbashkët, me qëllim që Këshilli Komunal të vazhdojë të jetë një institucion funksional, transparent dhe në shërbim të interesave të qytetarëve. Komuna e Haraçinës e përgëzon znj. Rita Sinani Halimi për besimin e marrë nga anëtarët e Këshillit dhe i uron suksese të […]

Kryetari i komunës së Haraçinës z. Daut Beqiri ishte sot në terren për të inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën 14, ku po bëhen punimet përgatitore për asfaltimin e kësaj rruge.

Kryetari i komunës së Haraçinës z. Daut Beqiri ishte sot në terren për të inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën 14, ku po bëhen punimet përgatitore për asfaltimin e kësaj rruge. Jemi këtu për t’u siguruar që gjithçka po punohet sipas standardeve dhe marrëveshjes. Nuk do të lejojmë që të bëhet asfaltimi i kësaj […]

Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë përfaqësuesit e Forumit Rinorë Islam.

Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë përfaqësuesit e Forumit Rinorë Islam: z. Abdulhamid Mustafa-Kryetar në nivel qendrorë, z. Afrim Demiri-Kryetar i Forumit Rinor Islam Shkup, z. Amar Murtezi-Sekretar gjeneral, të cilët zhvilluan një takim miqësor dhe bashkëpunues me Kryetarin e Komunës së Haraçinës z. Daut Beqiri. Gjatë takimit u diskutua për projektet që […]