Kryetari pati kënaqësinë të vizitojë çerdhen “Fatosat”

Kryetari pati kënaqësinë të vizitojë çerdhen “Fatosat” me rastin e Festave të Nëntorit. Atmosfera atje ishte e mbushur me gëzim dhe energji nga fëmijët më të vegjël, të cilëve, me shumë dashuri, u shpërndanë paketa festive.

Për kryetarin dhe Komunën, është gjithmonë kënaqësi të jenë pranë fëmijëve, sepse ata janë e ardhmja jonë dhe arsyeja pse punohet çdo ditë për të krijuar kushte edhe më të mira në komunën tonë.