Sot, kryetari i komunës së Haraçinës z. Daut Beqiri pat nderin të mirëpres në Komunën tonë ish-kryetarin e Bashkisë së Përgjithshme të Bursës, z. Recep Altepe.

Takimi ishte i frytshëm dhe u fokusua në mundësitë e zhvillimit të komunës sonë, nga infrastruktura, bashkëpunimi kulturor e arsimor, deri te projektet që mund të realizohen me komunat turke. Z. Altepe ka një përvojë të pasur në qeverisjen lokale, pasi ka shërbyer dy mandate në Këshillin Metropoliten të Bursës dhe në Bashkinë Yıldırım, si […]

Fillimi i punimeve për ujësjellësin – Orllancë

Kanë filluar punimet për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Orllancë, me gjatësi prej 1300 metrash. Ky projekt do të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me ujë për banorët dhe do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e jetesës në zonë.

Rruga 12 – Haraçinë

U përfunduan punimet në Rrugën 12 në Haraçinë, ku u realizua ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atij atmosferik, ndërtimi i trotuarit, rikonstruktimi i plotë i rrugës si dhe vendosja e sinjalizimeve horizontale dhe vertikale. Ky projekt përmirëson ndjeshëm infrastrukturën dhe sigurinë për banorët dhe përdoruesit e rrugës.

Sot, së bashku me kandidatin për Kryetar Komune nga AKI-ja Skender Isufi kemi pritur Zv. Ministren e Transportit dhe Lidhjeve, znj. Kaltrina Zekolli, me ç’rast bëmë inspektimin e punimeve në rrugën 12, e cila është drejt përfundimit.

Ky projekt është rezultat i angazhimit tonë që nga viti 2023, kur u përgatit dokumentacioni teknik dhe u aplikua për financim përmes mjeteve të Bankës Botërore. Rruga është ndërtuar sipas standardeve të Bankës Botërore dhe përbën një arritje të rëndësishme për banorët e kësaj lagjeje, të cilët në të kaluarën janë përballur me dëme të […]

Sot kemi filluar renovimin e plotë të pjesës së brendshme të ambulancës në vendbanimin Haraçinë

Të nderuar qytetarë, Sot kemi filluar renovimin e plotë të pjesës së brendshme të ambulancës në vendbanimin Haraçinë, duke shënuar kështu përmbylljen e një bashkëpunimi shumë të suksesshëm trevjeçar me shoqatën Kalliri i Mirësisë dhe organizatën Islamic Relief. Në këtë ngjarje ishte prezent edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit z. Samir Iseni. Me këtë rast, […]