Me rastin e Ditës së Alfabetit dhe përvjetorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vetë Institutit, u realizua edhe ekspozita me titull “Shtypshkronja dhe Kongresi”, kushtuar shtypshkronjës “Bashkimi i Kombit” – “Shtypshkronja Tregtare Ndërkombëtare” dhe delegatëve të Kongresit të Manastirit, atyre burrave të urtë që vunë themelet e alfabetit tonë.
22 Nëntori – Dita e Alfabetit është një kujtim i gjallë i punës, sakrificave dhe vizionit të rilindësve tanë. Është dita që na kujton se gjuha është shtëpia e shpirtit dhe alfabeti është çelësi që e hap atë për çdo brez. Falë vendimeve të Kongresit të Manastirit, ne sot shkruajmë, mësojmë dhe krijojmë në një alfabet të unifikuar, që na bashkon në çdo cep ku flitet shqip.
Urime për shumë mote 22 Nëntori – Dita e Alfabetit!
Le të vazhdojmë ta nderojmë gjuhën tonë me punë, dije dhe dashuri.


















