Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës së Haraçinës, me 10 vota pro, u zgjodh znj. Rita Sinani Halimi në postin e Kryetares së Këshillit Komunal.

Ky moment shënon fillimin e një etape të re të punës së përbashkët, me qëllim që Këshilli Komunal të vazhdojë të jetë një institucion funksional, transparent dhe në shërbim të interesave të qytetarëve.

Komuna e Haraçinës e përgëzon znj. Rita Sinani Halimi për besimin e marrë nga anëtarët e Këshillit dhe i uron suksese të shumta në ushtrimin e kësaj detyre me përgjegjësi të lartë.