● Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në takim pune kryetarin e O.H. “Kalliri i Mirësisë”, z. Nexhat Lika, dhe sekretari gjeneral, z. Abedin Arifi.
● Gjatë takimit me kryetarin e komunës, z. Daut Beqiri, u bisedua për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe organizatës, me fokus në projektet dhe aktivitetet që do të sjellin dobi të drejtpërdrejtë për qytetarët tanë.
Të dyja palët shprehën gatishmëri për të krijuar projekte të reja dhe për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë të qëndrueshme.
