Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë përfaqësuesit e Forumit Rinorë Islam.

Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë përfaqësuesit e Forumit Rinorë Islam: z. Abdulhamid Mustafa-Kryetar në nivel qendrorë, z. Afrim Demiri-Kryetar i Forumit Rinor Islam Shkup, z. Amar Murtezi-Sekretar gjeneral, të cilët zhvilluan një takim miqësor dhe bashkëpunues me Kryetarin e Komunës së Haraçinës z. Daut Beqiri.

Gjatë takimit u diskutua për projektet që prekin të rinjtë, rolin e tyre në komunitet dhe mundësitë për bashkëpunime të reja që do të kontribuonin në zhvillimin e Haraçinës. Vlerësojmë lart interesimin e FRI-së për iniciativat rinore, si dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë aktive e proceseve pozitive në komunën tonë.

Komuna e Haraçinës mbetet e hapur për bashkëpunime që sjellin energji të reja, ide të reja dhe punë të përbashkët për të mirën e qytetarëve tanë.