Fillon gjysmëvjetori i dytë, sukses për nxënësit dhe mësimdhënësit!

Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, Komuna e Haraçinës u uron suksese të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve. Fëmijët janë e ardhmja e komunës dhe meritojnë arsim cilësor, kushte të denja dhe mbështetje të barabartë. Komuna është e angazhuar maksimalisht për përmirësimin e kushteve në shkolla dhe po punon për të krijuar një mjedis të sigurt, […]

Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ishte në terren për të inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Orllancë, në kuadër të projektit për rikonstruktimin e Rrugës 1 dhe Rrugës 2.

Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ishte në terren për të inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Orllancë, në kuadër të projektit për rikonstruktimin e Rrugës 1 dhe Rrugës 2. Aktualisht po realizohet hedhja e zhavorrit dhe po kryhen përgatitjet teknike të nevojshme, si fazë e rëndësishme paraprake drejt asfaltimit final. […]

Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, së bashku me ekipin e tij, vizitoi disa nga shkollat fillore për të parë nga afër përgatitjet që po realizohen gjatë pushimit dimëror, në prag të rifillimit të mësimit më 20 janar.

Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, së bashku me ekipin e tij, vizitoi disa nga shkollat fillore për të parë nga afër përgatitjet që po realizohen gjatë pushimit dimëror, në prag të rifillimit të mësimit më 20 janar. Në këto institucione arsimore po punohet në renovimin e bankave shkollore, si dhe në përmirësimin e kushteve […]

Menjëherë pas paraqitjes së kushteve të vështira atmosferike, janë aktivizuar ekipet përkatëse në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Menjëherë pas paraqitjes së kushteve të vështira atmosferike, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ka dalë në terren dhe ka aktivizuar ekipet përkatëse, ku po bëhet hedhja e kripës dhe rërës në rrugë, me qëllim të sigurimit të qarkullimit më të sigurt. Situata po ndiqet nga afër dhe ndërhyrjet po vazhdojnë aty ku ka nevojë. […]

Sot, kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ka emëruar znj. Selvete Murtezi në detyrën e drejtoreshës së çerdhes “Fatosat”.

Sot, kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ka emëruar znj. Selvete Murtezi në detyrën e drejtoreshës së çerdhes “Fatosat”. Znj. Murtezi është kuadër profesioniste e mirëfilltë dhe shumë e dëshmuar në fushën e edukimit parashkollor, me mbi 25 vite përvojë pune në çerdhe dhe institucione edukative. Ajo njihet për kompetencë të lartë profesionale, përgatitje të […]

Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, priti në takim kryesinë e KF Shkëndija 77.

Gjatë takimit, u diskutua mbi projektimin e stadiumit të ri, një projekt i shumëpritur nga të gjithë, i cili për vite është premtuar, por nuk ka marrë drejtimin e duhur. Tani, për herë të parë, po ndërmerren hapa konkretë për ta kthyer këtë projekt në realitet. Në shenjë respekti, kryetari i klubit dhuroi fanellën e […]

Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të “Kalliri i Mirësisë”, z. Abedin Arifi, si dhe me një pjesë të stafit dhe ekipit komunal, inspektoi punimet që po zhvillohen në ambulantën e Haraçinës.

Ambulanta po i nënshtrohet një renovimi tërësor, i cili po realizohet falë mbështetjes së partnerëve tanë: Islamic Relief dhe Kalliri i Mirësisë. Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe kushteve për banorët e komunës. Ky investim do të mundësojë ofrim më të cilësor të shërbimeve dhe standarde më të […]

Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, zhvilloi sot një takim pune me drejtorin e kompanisë së transportit “Vestor Trans”, z. Memet Asani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Në takim u diskutua gjerësisht mbi nevojën urgjente që Haraçina të ketë më shumë linja të autobusëve dhe një shërbim më të rregullt të transportit publik. Kjo është një nga kërkesat më të shpeshta të banorëve tanë, të cilët çdo ditë përballen me vështirësi për të lëvizur drejt Shkupit dhe zonave të tjera. Theksuam se […]