Menjëherë pas paraqitjes së kushteve të vështira atmosferike, janë aktivizuar ekipet përkatëse në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Menjëherë pas paraqitjes së kushteve të vështira atmosferike, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ka dalë në terren dhe ka aktivizuar ekipet përkatëse, ku po bëhet hedhja e kripës dhe rërës në rrugë, me qëllim të sigurimit të qarkullimit më të sigurt.

Situata po ndiqet nga afër dhe ndërhyrjet po vazhdojnë aty ku ka nevojë. Siguria e qytetarëve është dhe mbetet prioritet absolut.

Kryetari i Komunës u bën apel qytetarëve për kujdes maksimal, veçanërisht në zonat me ngrica, duke kërkuar përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse.

Komuna mbetet në gatishmëri të plotë dhe do të vazhdojë me monitorim të vazhdueshëm të situatës.