Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të “Kalliri i Mirësisë”, z. Abedin Arifi, si dhe me një pjesë të stafit dhe ekipit komunal, inspektoi punimet që po zhvillohen në ambulantën e Haraçinës.

Ambulanta po i nënshtrohet një renovimi tërësor, i cili po realizohet falë mbështetjes së partnerëve tanë: Islamic Relief dhe Kalliri i Mirësisë. Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe kushteve për banorët e komunës.

Ky investim do të mundësojë ofrim më të cilësor të shërbimeve dhe standarde më të larta për të gjithë.