Komuna njofton se kanë filluar punimet për një projekt të rëndësishëm në fshatin Orllancë, rregullimin e shtratit të lumit në gjatësi prej 933.5 metrash.

Komuna njofton se kanë filluar punimet për një projekt të rëndësishëm në fshatin Orllancë, rregullimin e shtratit të lumit në gjatësi prej 933.5 metrash. Me rastin e fillimit të punimeve, kryetari i komunës, z. Daut Beqiri, ishte në terren për të inspektuar nga afër ecurinë e projektit. Ky projekt parasheh rregullimin e shtratit të lumit […]
Sot në seancën e Këshillit Komunal u zgjodh Komisioni për Emërtimin e Rrugëve.

Sot në seancën e Këshillit Komunal u zgjodh Komisioni për Emërtimin e Rrugëve. Një hap i rëndësishëm drejt rregullimit dhe adresimit të rrugëve në komunën tonë. Ky komision do të punojë në përgatitjen e propozimeve që do të pasqyrojnë historinë, kulturën dhe vlerat e vendit tonë, duke kontribuar në një komunë më të organizuar dhe […]
Sot, u emërua z. Rahim Ismaili U.D. Drejtor në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri”.

Sot, u emërua z. Rahim Ismaili U.D. Drejtor në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri”. Ky emërim bëhet me qëllim të avancimit dhe sigurimit të një arsimi më cilësor, si dhe mbarëvajtjes së procesit edukativo-arsimor në shkollë. I uroj suksese në ushtrimin e kësaj detyre dhe punë të mbarë në shërbim të nxënësve dhe stafit arsimor.
THIRRJE PUBLIKE

Komuna e Haraçinës fton të gjithë të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç që jetojnë në territorin e komunës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit Rinor Lokal (KRL). Këshilli Rinor Lokal është një trup këshilldhënës që përfaqëson interesat e të rinjve pranë Këshillit të Komunës dhe kontribuon në krijimin e politikave […]
Dje shkruam histori, sot vazhduam ta festojmë.

Dje shkruam histori, sot vazhduam ta festojmë. Faleminderit stafit të Komunës për këtë kujdes, respekt dhe vlerësim të veçantë.
Haraçina feston! Shkëndija në Ligën e Parë!
AKSION I DHURIMIT TË GJAKUT

Komuna e Haraçinës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, ju fton të bëheni pjesë e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut. Vendi: SH.F.K. “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Data: 02.06.2026 Ora: 09:00 – 14:00 Gjaku juaj mund të shpëtojë jetën e dikujt. Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë mundësi të kontribojnë në këtë nismë humane dhe solidarizuese. […]
Urime Kurban Bajrami!

Urime Kurban Bajrami! Zoti ua pranoft lutjet. Uroj që kjo festë t’ju sjellë shëndet, paqe, dhe lumturi në familjet tuaja
Janë vendosur kontejnerët për hedhjen e mbetjeve të kurbanave.

Të nderuar qytetarë, Janë vendosur kontejnerët për hedhjen e mbetjeve të kurbanave në këto lokacione: 1. Dy kontejnerë te varrezat e vjetra, në rrugën për f. Orllancë, 2. Në f. Grushinë, në hyrje të fshatit te stadiumi. Ju lusim që mbetjet të hidhen vetëm në vendet e përcaktuara, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe […]