Komuna njofton se kanë filluar punimet për një projekt të rëndësishëm në fshatin Orllancë, rregullimin e shtratit të lumit në gjatësi prej 933.5 metrash.

Komuna njofton se kanë filluar punimet për një projekt të rëndësishëm në fshatin Orllancë, rregullimin e shtratit të lumit në gjatësi prej 933.5 metrash.

Me rastin e fillimit të punimeve, kryetari i komunës, z. Daut Beqiri, ishte në terren për të inspektuar nga afër ecurinë e projektit.

Ky projekt parasheh rregullimin e shtratit të lumit me punime nga betoni dhe guri, me qëllim mbrojtjen e zonës dhe rritjen e sigurisë për banorët.

Vlera totale e projektit është 31.736.479 denarë, prej të cilave 24.736.479 denarë janë siguruar përmes thirrjes së dytë të Qeverisë dhe realizohen përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Komuna participon me kofinancim prej 7.000.000 denarë.

Komuna mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve konkrete që përmirësojnë infrastrukturën dhe krijojnë kushte më të mira për të gjithë qytetarët.