Komuna e Haraçinës fton të gjithë të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç që jetojnë në territorin e komunës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit Rinor Lokal (KRL).
Këshilli Rinor Lokal është një trup këshilldhënës që përfaqëson interesat e të rinjve pranë Këshillit të Komunës dhe kontribuon në krijimin e politikave dhe aktiviteteve që përmirësojnë jetën e rinisë në Haraçinë.
Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç
Përfaqësues të organizatave rinore dhe organizatave për të rinj;
Përfaqësues të forumeve rinore të partive politike
Përfaqësues të këshillave të nxënësve dhe studentëve
Të rinj aktivistë që nuk janë pjesë e ndonjë organizate.
Kriteret e aplikimit:
Të jenë banorë të Komunës së Haraçinës
Të jenë të moshës 15-29 vjeç
Të kenë vullnet dhe interes për të kontribuar në politikat rinore lokale.
Dokumentet e nevojshme:
Formulari i aplikimit;
Letër motivimi
CV (biografi e shkurtër)
Kopje e letërnjoftimit ose certifikatës së lindjes (për personat nën 18 vjeç)
Letër nominimi nga organizata/subjekti përkatës (për përfaqësuesit e organizatave).
Afati i aplikimit: Deri më 15.06.2026, ora 15:00.
Dorëzimi i aplikimeve:
Në arkivin e Komunës së Haraçinës
Info Kontakt: 075-380/654
Përzgjedhja do të bëhet nga Komisioni Vlerësues i formuar nga Këshilli i Komunës, duke respektuar parimin e barazisë gjinore dhe përfaqësimit të larmishëm të të rinjve.
Bëhu zëri i rinisë së Haraçinës!
Ju presim të aplikoni.