Sot në seancën e Këshillit Komunal u zgjodh Komisioni për Emërtimin e Rrugëve.
Një hap i rëndësishëm drejt rregullimit dhe adresimit të rrugëve në komunën tonë.
Ky komision do të punojë në përgatitjen e propozimeve që do të pasqyrojnë historinë, kulturën dhe vlerat e vendit tonë, duke kontribuar në një komunë më të organizuar dhe më funksionale për të gjithë qytetarët.
Anëtarëve të komisionit u uroj punë të mbarë dhe sukses në kryerjen e kësaj përgjegjësie të rëndësishme




