Shërbim berberi për të moshuarit tanë të palëvizshëm, invalidet dhe ata me aftësi të kufizuara në komoditetin e shtëpive të tyre

Për herë të parë, në Komunën e Haraçinës, për mirëqenien sociale të banorëve tanë, filloj të realizohet me sukses projekti “shërbim falas të berberit për qytetarët në nevojë”.

“Berberi i Komunës së Haraçinës”, projekt i filluar me iniciativën e Kryetarit të komunës së Haraçinës do të ofrojë shërbime falas në shtëpi për të moshuarit që nuk mund të lëvizin, personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët në gjithë teritorin e komunës tonë.

Të moshuarit tanë që nuk munden vetë ti kryejnë shërbimet e berberit, në mënyrë të sigurt mund të rregullojnë pamjen duke ja besuar këtë berberit tonë profesionist, i cili vjen në shtëpitë e të gjithë atyre që paraprakisht kanë bërë një kërkesë të tillë në Komunë.

Komuna e Haraçinës do të vazhdojë të sjell buzëqeshje në fytyrat e të moshuarve tanë, invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuara, duke ofruar edhe këtë shërbim,që përfshin prerjen e flokëve dhe rregullimin e mjekrrës.

Të gjithë ata persona që i takojnë njërës nga kategoritë e lartëpërmendura do munden të marin shërbimet, duke telefonuar në qendrën e thirrjeve të komunës sonë në numrin e tel 022579803.

#JemiAfërAtyreQëMËsëShumtiKanëNevojë