Komuna e Haraçinës në tryezën e Bashkive shqiptare të rajonit në Ulqin të Malit të Zi ku u bashkuan me shumë Komuna nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia e Veriut, Lugina dhe Kalabria.

Ishte kënaqësi e veçantë të përfaqësoj Komunën e Haraçinës në tryezën e Bashkive shqiptare të rajonit në Ulqin të Malit të Zi ku u bashkuam me shumë Komuna nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia e Veriut, Lugina dhe Kalabria.

Një faleminderim të veçantë i dedikoj Kryetarit të Komunës së Ulqinit ztr.Omer Bajraktari dhe Drejtoreshës së UBSHR znj. Andriola Kambo për organizimin dhe mikpritjen e ngrohtë në qytetin e bukur të Ulqinit.

Komuna e Haraçinës edhe zyrtarisht është pjesë e Unionit të Komunave Shqiptare të rajonit, një organizatë shumë e rëndësishme me synime dhe ide shumë fisnike për të bashkuar idetë dhe veprimet e Komunave Shqiptare gjithandej në Gadishullin Ilirik.

Unë si Kryetar i Komunës Haraçinë ju drejtova këtij forumi duke ju përcjellur vullnetin dhe gadishmërinë tonë për të ju bashkuar këtij forumi dhe iniciative shumë të nevojshme për bashkërendimin të aktiviteteve me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe mundësive të përbashkëta duke i parë sfidat si mundësi e jo si probleme.