Gjashtë rrugë të reja do të asfaltohen në kuadër të komunës, duke përfshirë vendbanimet Haraçinë, Grushinë dhe Orllancë.

E nisëm ditën me lajme të shkëlqyera për komunën tonë! Gjashtë rrugë të reja do të asfaltohen në kuadër të komunës, duke përfshirë vendbanimet Haraçinë, Grushinë dhe Orllancë. Investimi në infrastrukturë është investim në zhvillim, siguri dhe mirëqenie për çdo familje. Punë konkrete, jo vetëm fjalë! Për çdo lagje, për çdo qytetar.
Kryetari Ridvan Ibraimi takon nxënësit e gjeneratave nga tre shkolla fillore komunale

Investim në të ardhmen – Prioriteti kryesor, Arsimi! Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Ridvan Ibraimi, ka pritur sot në një takim të veçantë nxënësit më të dalluar të gjeneratave nga tri shkollat fillore komunale, Gjergj Kastrioti -Skenderbeu, Abdyl Frashëri dhe Bajram Shabani Me këtë rast, u ndanë mirënjohje dhe shpërblime simbolike për nxënësit ekselentë […]
Dy Hafizë të rinj nga Komuna e Haraçinës

Sot, në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, në organizim të Myftinisë së Shkupit dhe në prani të Reis ul-Ulemasë H. Shaqir ef. Fetahu dhe Myftiut të Shkupit Dr. Qenan Ismaili, u promovuan tre hafizë të rinj. Me krenari theksojmë se dy prej tyre janë nga Komuna e Haraçinës – Jetmir Murtezani nga Orllanca dhe Shuajb […]
Delegacioni i lartë nga Brukseli për vizitë në Komunën e Haraçinës

Të dashur qytetarë, Sot pata nderin dhe kënaqësinë të pres në një vizitë zyrtare një delegacion të lartë të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga znj. Silvija de Lacovo – Menaxhere e Programeve në Drejtorinë për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (ENEST) – e shoqëruar nga zëvendësdrejtori Giulio Venneri dhe këshilltarë të tjerë të BE-së. Delegacioni kishte […]
Haraçina Kuq e Zi – 24 Qershor: Dita e Çlirimit dhe Betejës së Lavdisë

Haraçina, në këtë 24 Qershor vishet kuq e zi – me krenarinë e një historie që lindi nga gjaku i bijve më të mirë të saj, nga sakrifica sublime për liri dhe dinjitet. Në këtë ditë të veçantë u përkujtua beteja që nuk ishte thjesht një përplasje armësh, por një thirrje zemre, një manifestim i […]
Vizitë e dy ambasadorëve në Komunën e Haraçinës

Sot, Komuna e Haraçinës mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Italisë, z. Paolo Palminteri, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Denion Meidani. Kryetari i Komunës, z. Ridvan Ibraimi, i priti dy ambasadorët në një takim miqësor dhe vëllazëror, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si arsimi, […]
Vizitë e delegacionit të lartë nga Republika e Sllovenisë në Komunën e Haraçinës

Komuna e Haraçinës kishte kënaqësinë të mirëpresë sot një delegacion të lartë nga Republika e Sllovenisë, i udhëhequr nga Ambasadori Gregor Presker dhe Drejtori i Qendrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim – CRMS, z. Dejan Presiçek. Delegacioni u shoqërua gjithashtu nga Ministrja e autorizuar për çështje ekonomike, znj. Gjyle Vishaj. Vizita u realizua në kuadër të […]
Takim me Drejtorët dhe Sekretarët e Shkollave në Komunën e Haraçinës

Sot patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim të përbashkët me drejtuesit e institucioneve arsimore në komunën tonë: Drejtorët e shkollave fillore komunale Refik Saliu, Xhavit Imeri, Naim Bislimi dhe Drejtoreshën e Çerdhes, znj. Drita Iseni. Ky takim u mbajt në prag të përfundimit të vitit shkollor 2024/25, ku diskutuam mbi ecurinë e këtij viti dhe […]
Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, sot pata kënaqësinë të jem pjesë e manifestimit për nder të 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm – një prej ngjarjeve më madhore në historinë kombëtare shqiptare – në qytetin historik të Prizrenit, kishim nderin që, së bashku edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, të përkujtojmë jo vetëm kontributin e Lidhjes në mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe identitetit kombëtar, por edhe […]