Sot, Komuna e Haraçinës mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Italisë, z. Paolo Palminteri, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Denion Meidani.
Kryetari i Komunës, z. Ridvan Ibraimi, i priti dy ambasadorët në një takim miqësor dhe vëllazëror, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si arsimi, ekonomia, infrastruktura, kultura dhe sporti.
Ambasadori italian Palminteri, i cili për herë të parë viziton Komunën e Haraçinës, shprehu gatishmërinë për të mbështetur komunën në projekte zhvillimore dhe bashkëpunime konkrete në të ardhmen.
Gjatë takimit, Kryetari Ibraimi i informoi mysafirët për potencialet dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët e Haraçinës. Ndërkohë, biseda nuk la jashtë vëmendjes as sportin – Ambasadori Meidani theksoi simpatinë e tij për klubin lokal, Shkëndija e Haraçinës, duke u shprehur si një mbështetës i zjarrtë i ekipit.



