Sot patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim të përbashkët me drejtuesit e institucioneve arsimore në komunën tonë: Drejtorët e shkollave fillore komunale Refik Saliu, Xhavit Imeri, Naim Bislimi dhe Drejtoreshën e Çerdhes, znj. Drita Iseni.
Ky takim u mbajt në prag të përfundimit të vitit shkollor 2024/25, ku diskutuam mbi ecurinë e këtij viti dhe përgatitjet për vitin akademik 2025/26.
Arsimi është prioriteti ynë kryesor, dhe për këtë arsye u ndalëm në disa tema thelbësore:
Vlerësimi i punës për vitin shkollor 2024/25 – Arritjet dhe sfidat, performanca e stafit dhe nxënësve, zbatimi i planprogrameve.
Sukseset dhe praktikat e mira – Projekte të suksesshme dhe angazhimi i komunitetit në jetën shkollore.
Përgatitjet për vitin e ri shkollor 2025/26 – Planifikimi i burimeve njerëzore, trajnime profesionale, përmirësimi i infrastrukturës dhe mjeteve didaktike.
Administrata dhe bashkëpunimi institucional – Roli i sekretarëve dhe nevoja për koordinim të vazhdueshëm me Komunën dhe institucionet relevante.
Nga ky takim dolëm me përfundime konkrete dhe vendosmërinë për të vazhduar punën me përkushtim edhe në të ardhmen. Bashkë për një arsim cilësor dhe të përparuar!
I uroj të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit teknik pushime të mbara dhe rikthim të suksesshëm në vitin e ri shkollor!
