Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, priti në takim rininë e fshatit Grushinë.

Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, priti në takim rininë e fshatit Grushinë. Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv lidhur me problemet, sfidat dhe nevojat me të cilat përballen të rinjtë në përditshmëri. Të rinjtë shprehën shqetësimet, idetë dhe propozimet e tyre, duke treguar vullnet, energji dhe gatishmëri […]
Sot, kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ka emëruar z. Musa Munishi në detyrën U.D. Drejtor i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Sot, kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ka emëruar z. Musa Munishi në detyrën U.D. Drejtor i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Ky emërim ka për qëllim të forcojë menaxhimin e shkollës dhe të rrisë cilësinë e arsimit për nxënësit dhe stafin. I urojmë z. Munishi shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme
Komuna po vazhdon punimet për ndërtimin e trotuarit në Rrugën 1, afër qendrës, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe lehtësimit të lëvizjes për këmbësorët.

Komuna po vazhdon punimet për ndërtimin e trotuarit në Rrugën 1, afër qendrës, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe lehtësimit të lëvizjes për këmbësorët. Njëkohësisht, është realizuar zgjerimi i rrugës kryesore, duke krijuar hapësirë shtesë që në të ardhmen do të mundësojë edhe vende për parkingje. Sa i përket hapësirës qendrore, ku aktualisht realizohet […]
Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, së bashku me Drejtorin e Institutit të Transfuzionit të Mjekësisë – Shkup, z. Amir Elezi, morrën pjesë në aksionin human për dhurimin e gjakut, i organizuar në SH.F.K. “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, së bashku me Drejtorin e Institutit të Transfuzionit të Mjekësisë – Shkup, z. Amir Elezi, morrën pjesë në aksionin human për dhurimin e gjakut, i organizuar në SH.F.K. “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. Ky veprim përfaqëson një akt të lartë humanizmi dhe solidariteti, duke dhënë shpresë dhe […]
Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës, Haraçina është komuna me rritjen natyrore më të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës, Haraçina është komuna me rritjen natyrore më të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me +10.5 për 1.000 banorë. Ky është treguesi më i mirë në nivel shtetëror dhe dëshmi se Haraçina është një nga komunat më vitale dhe me perspektivë. Në një kohë kur […]
Gëzuar Vitin e Ri!

Të nderuar qytetarë të Komunës së Harracinës, Ju urojmë një Vit të Ri të mbarë, të mbushur me shëndet, paqe, begati dhe suksese për ju dhe familjet tuaja. Le të jetë ky vit i ri një mundësi e re për bashkëpunim, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj […]
Komuna ka filluar procesin e ndërrimit të dritave të ndriçimit publik.

Komuna ka filluar procesin e ndërrimit të dritave të ndriçimit publik. Punimet kanë nisur në rrugën kryesore, ku po realizohet zëvendësimi i dritave ekzistuese me ndriçim më efikas dhe më cilësor, në funksion të përmirësimit të sigurisë dhe kushteve për qytetarët. Pas përfundimit të kësaj faze, prioritet do t’u jepet zonave përreth shkollave, me qëllim […]
Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, ka emëruar në kuadër të kabinetit komunal Prof. Dr. Muarem Ajdarin në funksionin e Koordinatorit për sektorin e arsimit.

Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, ka emëruar në kuadër të kabinetit komunal Prof. Dr. Muarem Ajdarin në funksionin e Koordinatorit për sektorin e arsimit. Ky emërim synon forcimin e koordinimit institucional dhe avancimin e cilësisë së arsimit në Komunën e Haraçinës. Prof. Dr. Muarem Ajdari është i deleguar nga Komuna për […]
Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, zhvilloi sot një takim të hapur dhe konstruktiv me hoxhallarët, kryesuesit e këshillave të xhamive, qytetarë dhe përfaqësues të tjerë, ku u diskutua çështja e varrezave të Haraçinës, një nga temat më të ndjeshme dhe me rëndësi të veçantë për komunitetin lokal.

Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, zhvilloi sot një takim të hapur dhe konstruktiv me hoxhallarët, kryesuesit e këshillave të xhamive, qytetarë dhe përfaqësues të tjerë, ku u diskutua çështja e varrezave të Haraçinës, një nga temat më të ndjeshme dhe me rëndësi të veçantë për komunitetin lokal. Gjatë takimit, Kryetari Beqiri theksoi […]