Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, njofton qytetarët se është lansuar zyrtarisht aplikacioni mobil “NPK Ambienti”, i cili ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve komunale, rritjen e komunikimit me qytetarët dhe avancimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Aplikacioni është realizuar në kuadër të projektit “BE CLEAN BE GREEN – BËHU I PASTËR, BËHU I GJELBËRT”, të financuar nga Fondet IPA, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë.
Zhvillimi dhe dizajnimi i aplikacionit është bërë nga kompania “Catertech Solution”, ndërsa aplikacioni është i disponueshëm për përdoruesit e platformave Android dhe iOS.
Aplikacioni “NPK Ambienti” u mundëson qytetarëve komunikim më të shpejtë dhe më efikas me shërbimet komunale, duke kontribuar njëkohësisht në identifikimin dhe adresimin e problematikave mjedisore në territorin e komunës.
Përmes aplikacionit, qytetarët mund të:
• Raportojnë parregullsi dhe probleme komunale
• Lokalizojnë deponi të egra dhe ndihmojnë në eliminimin e tyre
• Përdorin një platformë me dizajn modern dhe përdorim të thjeshtë
Komuna e Haraçinës i fton të gjithë qytetarët që ta shkarkojnë dhe ta përdorin aplikacionin “NPK Ambienti”, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më funksional për të gjithë.
Linqet për shkarkim:
Google Play:
https://play.google.com/store/apps/details…
App Store: