Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, sot, së bashku me Sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës Kalliri i Mirësisë, z. Abedin Arifi, drejtorin e organizatës Islamic Relief, Dr. Muhamed Sulejman, drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, z. Samir Iseni, si dhe ish-kryetarin e komunës, z. Ridvan Ibraimi, shënuan hapjen zyrtare të ambulantës lokale të Haraçinës pas renovimit të plotë të saj.
Ky investim është pjesë e projektit “Qasje e integruar për zhvillim të qëndrueshëm të Komunës së Haraçinës” (2023–2025), përmes të cilit sot u përmbyll me sukses faza e shëndetësisë.
Renovimi përfshin rregullimin e plotë të hapësirave të brendshme dhe pajisje bazike mjekësore, duke krijuar kushte më funksionale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Komuna e Haraçinës falënderon Islamic Relief dhe Shoqatën Kalliri i Mirësisë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e këtij projekti.
















