Sot u mbajt seanca e IX e Këshillit Komunal, në të cilën u shqyrtuan dhe u diskutuan disa pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe përmirësimin e jetës në komunën tonë.
Në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, mori pjesë në Komunën e Rahovecit në Konferencën përmbyllëse të projektit “Be Clean, Be Green”.

Me këtë rast, Kryetari Beqiri shprehu falënderim për Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy komunave. Projekti, i realizuar në partneritet ndërkufitar mes Komunës së Haraçinës dhe Komunës së Rahovecit, ka sjellë rezultate konkrete, ku Komuna e Haraçinës ka përfituar ndërtimin e një stacioni për selektimin […]
Kanë nisur punimet për kanalizimin në Rrugën 18, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.

Fjalët po i kthejmë në vepra. Kanalizimi në Rrugën 18, i premtuar gjatë fushatës, tashmë ka nisur të realizohet. Punimet kanë filluar në terren dhe po zhvillohen sipas planit, me angazhim maksimal që ky projekt të përfundojë sa më shpejt dhe me cilësi të lartë. Ky investim është i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve të […]
Mbështetja ndaj iniciativave në shërbim të qytetarëve mbetet prioritet i yni.

Sot mirëprita përfaqësuesit e shoqatës humanitare “El Hilal”, me të cilët zhvilluam një takim konstruktiv për forcimin e bashkëpunimit me sektorin civil. Gjatë takimit, u dakorduam për hapa konkretë drejt një bashkëpunimi të qëndrueshëm, përfshirë edhe nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi për realizimin e projekteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Në shenjë respekti për […]
Sot pranuam një donacion nga Drejtori, z. Ali Ismaili dhe Zëvendësdrejtori, z. Besnik Ramadani, të dedikuar për punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ambienti”.

Sot pranuam një donacion nga Drejtori, z. Ali Ismaili dhe Zëvendësdrejtori, z. Besnik Ramadani, të dedikuar për punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Ambienti”. Donacioni përfshin garderobë pune dhe çizme për të gjithë punëtorët e NPK “Ambienti”, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë së tyre në punë. I falënderoj sinqerisht për […]
Komunë n’Punë!
Nuk ndalet puna në shkollat ku mësojnë fëmijët tanë të dashur.

Nuk ndalet puna në shkollat ku mësojnë fëmijët tanë të dashur. Sot në SH.F. ‘Abdyl Frashëri’, duke punuar për përmirësimin e kushteve për nxënësit tanë. Hap pas hapi drejt kushteve më të mira dhe më të sigurta. Investimi në shkolla është investim në të ardhmen.
Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, realizoi një takim me Kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi.

Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, realizoi një takim me Kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi. Gjatë këtij takimi u diskutua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, me fokus në iniciativa dhe projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Si dy komuna fqinje, të lidhura si në […]
Sot isha në terren, duke ndjekur nga afër nisjen e punimeve për rregullimin e Rrugës 11, një projekt i rëndësishëm që përfshin ndërtimin e kanalizimit atmosferik dhe rikonstruktimin e plotë të rrugës.

Sot isha në terren, duke ndjekur nga afër nisjen e punimeve për rregullimin e Rrugës 11, një projekt i rëndësishëm që përfshin ndërtimin e kanalizimit atmosferik dhe rikonstruktimin e plotë të rrugës. Apel për banorët: Lusim të gjithë qytetarët që të përfundojnë me kohë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, si lidhjet në kanalizim apo punë […]