Sot isha në terren, duke ndjekur nga afër nisjen e punimeve për rregullimin e Rrugës 11, një projekt i rëndësishëm që përfshin ndërtimin e kanalizimit atmosferik dhe rikonstruktimin e plotë të rrugës.
Apel për banorët:
Lusim të gjithë qytetarët që të përfundojnë me kohë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, si lidhjet në kanalizim apo punë të tjera infrastrukturore.
Kjo është shumë e rëndësishme për të shmangur hapjen e rrugës pas asfaltimit të ri dhe për të ruajtur cilësinë e investimit të përbashkët.
Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me standarde të larta dhe të jetë afatgjatë.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!









