Problemi shumëvjeçar i ujit po merr rrugën e zgjidhjes !!!

Të nderuar banorë të Komunës së Haraçinës, bashkëpunimi ndërmjet dy komunave, asaj të “EjupSulltan” dhe “Haraçinës” solli realizimin e projektit të përbashkët me çka u siguruan pompat e ujit me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme. Specifikacionet e projektit: * 2 pompa “Alarko Komple Paslanmaz Motopomp” – Në bazë të përllogaritjeve të ekspertëve, të nevojshme […]

Vazhdimsia e punimeve të çerdhes në komunën e Haraçinës

Të nderuar qytetarë, Me angazhimin tonë në vazhdimësi punimet për ndërtimin e çerdhes po zhvillohen me një seriozitet, profesionalizëm dhe intenzitet të lartë, gjë e cila do na e mundësojë shfrytëzimin sa më të shpejtë të subjektit të ri.Shërbimi për informim i komunës së Haraçinës

24 Qershori- Dita e Komunës së Haraçinës si dhe dita e çlirimit të Haraçinës

Të nderuar banorë të Komunës së Haraçinës, me rastin e Ditës së Komunës së Haraçinës dhe Ditës së Çlirimit të komunës tonë dje kaluam një ditë të bukur dhe shumë të veçantë, duke e zbukuruar atë me një sërë aktivitetesh të ndryshme. Fjalimi i kryetarit të komunës tonë z. Ridvan Ibraimi me këtë rast: Më […]

Rinovimi i ambulancës në Haraçinë

Në bashkëpunim mes Komunës së Haraçinës dhe Shtëpisë së shëndetit, perfaqësuar nga drejtori z. Besim Koka u bë rinovimi i ambulancës në vendbanimin Haraçinë, edhe atë: – Paisja me ujë në të githë objektin e ambulancës; – Riparimi i brendshëm i ambulancës; – U bë ndrrimi i dyerve, dritareve si dhe ndriçimi në të gjitha […]

Projekti i radhës kapital në komunën e Haraçinës – Hapja e subjektit te ri juridik – shkolla e re fillore në f.Haraçinë “Abdyl Frashëri”.

Me vendim të Qeverisë, dhe me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nga muaji shtator në Komunën e Haraçinës do të themelohet edhe një shkollë e re fillore me emrin “Abdyl Frashëri” ku do të organizojë mësim për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Qëllimi është lehtësimi i punës së shkollës […]

Sot festojmë 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit e cila përbën ngjarjen më të rëndësishme deri atëherë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga ngjarjet më madhoështore në historinë e popullit 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑.

Sot festojmë 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit e cila përbën ngjarjen më të rëndësishme deri atëherë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga ngjarjet më madhoështore në historinë e popullit 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑. Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë shqiptare më e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut.Të […]

Kryetari i komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi së bashku me homologët e komunave tjera prezentuan në përgatitjen e strategjisë kombëtare për zhvillim për periudhën 2022-2042.

Kryetari i komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi së bashku me homologët e komunave tjera prezentuan në përgatitjen e strategjisë kombëtare për zhvillim për periudhën 2022-2042. Prezentimi është i përkrahur nga fondi për qeverisje të mirë të ambasadës Britanike në Shkup, si dhe UNDP-së dhe koordinatorit të përhershëm të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e […]

Takim me përfaqësues të OSBE.

Takim me përfaqësues të OSBE. Kryetari i komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi priti në zyrën e tij përfaqësues të OSBE- së, Shefin e Njësitit për Monitorim z. Eben Friedman, znj. Nuria Gonzalez Saenz Casa – Oficere për Monitorim, z.Blerim Zeqiri – Asistent për Monitorim, dhe z.Sedat Ajdari – Asistent i Programeve pranë qendrës së […]