Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, ka vazhduar mandatin e z. Refik Saliu, drejtor i Shkollës Fillore “Abdyl Frashëri”.

Kryetari Beqiri nënshkroi vendimin për vazhdimin e mandatit, duke vlerësuar lart punën profesionale, përkushtimin dhe rezultatet e arritura nga drejtori gjatë periudhës së kaluar. Komuna e Haraçinës mbështet vazhdimisht institucionet arsimore dhe stafin drejtues që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit tanë.

Dita e Alfabetit!

Me rastin e Ditës së Alfabetit dhe përvjetorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vetë Institutit, u realizua edhe ekspozita me titull “Shtypshkronja dhe Kongresi”, kushtuar shtypshkronjës “Bashkimi i Kombit” – “Shtypshkronja Tregtare Ndërkombëtare” dhe delegatëve të Kongresit të […]

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Komunës së Haraçinës, me 10 vota pro, u zgjodh znj. Rita Sinani Halimi në postin e Kryetares së Këshillit Komunal.

Ky moment shënon fillimin e një etape të re të punës së përbashkët, me qëllim që Këshilli Komunal të vazhdojë të jetë një institucion funksional, transparent dhe në shërbim të interesave të qytetarëve. Komuna e Haraçinës e përgëzon znj. Rita Sinani Halimi për besimin e marrë nga anëtarët e Këshillit dhe i uron suksese të […]

Kryetari i komunës së Haraçinës z. Daut Beqiri ishte sot në terren për të inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën 14, ku po bëhen punimet përgatitore për asfaltimin e kësaj rruge.

Kryetari i komunës së Haraçinës z. Daut Beqiri ishte sot në terren për të inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën 14, ku po bëhen punimet përgatitore për asfaltimin e kësaj rruge. Jemi këtu për t’u siguruar që gjithçka po punohet sipas standardeve dhe marrëveshjes. Nuk do të lejojmë që të bëhet asfaltimi i kësaj […]

Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë përfaqësuesit e Forumit Rinorë Islam.

Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë përfaqësuesit e Forumit Rinorë Islam: z. Abdulhamid Mustafa-Kryetar në nivel qendrorë, z. Afrim Demiri-Kryetar i Forumit Rinor Islam Shkup, z. Amar Murtezi-Sekretar gjeneral, të cilët zhvilluan një takim miqësor dhe bashkëpunues me Kryetarin e Komunës së Haraçinës z. Daut Beqiri. Gjatë takimit u diskutua për projektet që […]

Sot, kryetari i komunës së Haraçinës z. Daut Beqiri pat nderin të mirëpres në Komunën tonë ish-kryetarin e Bashkisë së Përgjithshme të Bursës, z. Recep Altepe.

Takimi ishte i frytshëm dhe u fokusua në mundësitë e zhvillimit të komunës sonë, nga infrastruktura, bashkëpunimi kulturor e arsimor, deri te projektet që mund të realizohen me komunat turke. Z. Altepe ka një përvojë të pasur në qeverisjen lokale, pasi ka shërbyer dy mandate në Këshillin Metropoliten të Bursës dhe në Bashkinë Yıldırım, si […]