Në SHFK “Abdyl Frashëri” në Haraçinë, ku kanë filluar punimet për renovimin e klasave, korridoreve dhe tualeteve.

Investimi në arsim është investim në të ardhmen.

Sot isha në vizitë në SHFK “Abdyl Frashëri” në Haraçinë, ku kanë filluar punimet për renovimin e klasave, korridoreve dhe tualeteve. Këto investime do të mundësojnë që nxënësit dhe stafi ta nisin vitin e ri shkollor në ambiente më të mira, më të sigurta dhe më dinjitoze.

Falënderoj drejtorin e shkollës, z. Rahim Ismaili, për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij në realizimin e këtij projekti.

Arsimi mbetet ndër prioritetet tona, sepse besojmë se fëmijët e Haraçinës meritojnë kushte sa më cilësore për mësim dhe zhvillim.

Premtimet po i kthejmë në vepra. Hap pas hapi, po ndërtojmë një Haraçinë më të zhvilluar, me investime konkrete që u shërbejnë qytetarëve dhe brezave që vijnë.