Qendra Sportive e Haraçinës po bëhet realitet!

Ky është një projekt i shumëpritur dhe një nga kërkesat më të mëdha të sportdashësve, të rinisë dhe të gjithë banorëve tanë. Pas shumë vitesh pritje, sot po bëjmë hapin e parë drejt krijimit të kushteve më të mira për sportistët tanë.

Punimet kanë filluar pikërisht me stadiumin stërvitor, i cili është faza e parë e realizimit të Qendrës Sportive. Në vazhdim do të ndërtohet edhe stadiumi për zhvillimin e ndeshjeve, duke i dhënë Haraçinës një hapësirë moderne për sport.

Sot nuk po flasim vetëm për një projekt, sot po bëjmë realitet një ëndërr të shumëpritur e të gjithë haraçinasve.

Haraçina meriton më të mirën!