E shtunë. Puna vazhdon.

Nga terreni, pranë qytetarëve, duke zgjidhur probleme dhe duke vazhduar punët në çdo cep të komunës.

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Haraçinës përfaqësuesit e Shoqatës së Brezës së Shkupit në Turqi:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Haraçinës përfaqësuesit e Shoqatës së Brezës së Shkupit në Turqi: kryetarin z. Mustafa Zeki, nënkryetarin z. Kani Yıldız dhe anëtarin e kryesisë z. Reşat Yıldız. Gjithashtu edhe bashkëvendasin tonë që jeton dhe vepron në Bruksel të Belgjikës, Rexhep Murati. Kjo shoqatë ka dhënë një kontribut të çmuar […]

Qendra Sportive e Haraçinës po bëhet realitet!

Ky është një projekt i shumëpritur dhe një nga kërkesat më të mëdha të sportdashësve, të rinisë dhe të gjithë banorëve tanë. Pas shumë vitesh pritje, sot po bëjmë hapin e parë drejt krijimit të kushteve më të mira për sportistët tanë. Punimet kanë filluar pikërisht me stadiumin stërvitor, i cili është faza e parë […]

Stadiumi i Grushinës me ndriçim të ri!

Në stadiumin e fshatit Grushinë kemi instaluar ndriçimin, duke krijuar kushte që sporti të zhvillohet edhe në orët e mbrëmjes. Buzëqeshjet e fëmijëve dhe të rinjve duke luajtur futboll nën dritat e reja janë motivimi ynë për të vazhduar me investime që i shërbejnë banorëve tanë

NJOFTIM

Të nderuar banorë të Komunës së Haraçinës, Ju njoftojmë se të dielën, më 12.07, duke filluar nga ora 23:00, në të gjithë territorin e Komunës së Haraçinës do të realizohet spërkatja kundër mushkonjave. Ky aktivitet ndërmerret me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, uljes së numrit të mushkonjave dhe krijimit të një ambienti më të […]

Takim me Shoqatën Humanitare “Bamirsia 2018”

Takim me Shoqatën Humanitare “Bamirsia 2018” Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare “Bamirsia 2018”, të udhëhequr nga kryetari z. Sevdail Bislimi, së bashku me përfaqësues të tjerë të shoqatës. Gjatë takimit biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në projekte dhe aktivitete me interes për qytetarët tanë. Si Komunë jemi të […]