Komuna po vazhdon punimet për ndërtimin e trotuarit në Rrugën 1, afër qendrës, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe lehtësimit të lëvizjes për këmbësorët.
Njëkohësisht, është realizuar zgjerimi i rrugës kryesore, duke krijuar hapësirë shtesë që në të ardhmen do të mundësojë edhe vende për parkingje.
Sa i përket hapësirës qendrore, ku aktualisht realizohet parkimi i veturave, së shpejti do të fillojnë punimet për rregullimin e sheshit, në mënyrë që kjo zonë t’u kthehet qytetarëve për shfrytëzim publik më funksional dhe më të rregullt.




