Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, ka emëruar në kuadër të kabinetit komunal Prof. Dr. Muarem Ajdarin në funksionin e Koordinatorit për sektorin e arsimit. Ky emërim synon forcimin e koordinimit institucional dhe avancimin e cilësisë së arsimit në Komunën e Haraçinës.
Prof. Dr. Muarem Ajdari është i deleguar nga Komuna për çështjet që lidhen me institucionet arsimore, përfshirë shkollat dhe çerdhen, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës dhe këtyre institucioneve. Ai është Profesor Universitar në Universitetin e Tetovës dhe njihet si kuadër me përgatitje të lartë profesionale.
Ky angazhim është në funksion të përmirësimit të menaxhimit arsimor dhe zhvillimit të qëndrueshëm të arsimit në Komunën e Haraçinës.