Punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal po vazhdojnë me intensitet të plotë në territorin e Komunës së Haraçinës.

Punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal po vazhdojnë me intensitet të plotë në territorin e Komunës së Haraçinës. Aktualisht po realizohen krakët 46 dhe 48 në rrugën 14, në kuadër të projektit të financuar nga Ministria e Ekologjisë dhe Ambientit Jetësor. Kryetari i komunës së Haraçinës z. Daut Beqiri mbetet i përkushtuar në […]
Kemi përgatitur një projekt për rregullimin e hapësirës në qendër të Haraçinës, i cili parasheh ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve”.

Të nderuar qytetarë të Haraçinës, Kemi përgatitur një projekt për rregullimin e hapësirës në qendër të Haraçinës, i cili parasheh ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve”. Me realizimin e këtij projekti do të rregullohet edhe qarkullimi i komunikacionit në këtë pjesë, e cila aktualisht ka sfida për shkak të veturave të parkuara, duke e bërë zonën […]
Punimet në rrugën 11 po zhvillohen me intensitet maksimal dhe në përputhje me standardet e parashikuara në projekt.

Të nderuar banorë, Punimet në rrugën 11 po zhvillohen me intensitet maksimal dhe në përputhje me standardet e parashikuara në projekt. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë në qarkullimin e automjeteve, prandaj ju lutemi të shfrytëzoni rrugën alternative përmes fshatit Bërnjarcë. Njëkohësisht, ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Sot, së bashku me drejtorin e NPK “Ambienti”, z. Armend Ramadani, kemi nisur aksionin për pastrimin e deponisë, me mbështetjen e Ministrit të Ekologjisë, z. Muhamet Hoxha, i cili ka mundësuar sigurimin e mekanizmit të nevojshëm për realizimin e këtij aksioni.

Sot, së bashku me drejtorin e NPK “Ambienti”, z. Armend Ramadani, kemi nisur aksionin për pastrimin e deponisë, me mbështetjen e Ministrit të Ekologjisë, z. Muhamet Hoxha, i cili ka mundësuar sigurimin e mekanizmit të nevojshëm për realizimin e këtij aksioni. Njëkohësisht, njoftojmë të gjithë qytetarët se çdo person që hedh mbeturina në këtë hapësirë […]
Sot, kryetari i komunës z. Daut Beqiri, së bashku me nxënësit, stafin e komunës dhe këshilltarët komunalë, realizuan aktivitete në Parkun e Haraçinës.

Sot, kryetari i komunës z. Daut Beqiri, së bashku me nxënësit, stafin e komunës dhe këshilltarët komunalë, realizuan aktivitete në Parkun e Haraçinës. Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në ringjalljen e kësaj hapësire publike, e cila për vite me radhë ka qenë e lënë anash. Me përkushtim dhe angazhim të përbashkët, parku po […]
Sot u mbajt seanca e IX e Këshillit Komunal, në të cilën u shqyrtuan dhe u diskutuan disa pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe përmirësimin e jetës në komunën tonë.
Në kuadër të 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, mori pjesë në Komunën e Rahovecit në Konferencën përmbyllëse të projektit “Be Clean, Be Green”.

Me këtë rast, Kryetari Beqiri shprehu falënderim për Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy komunave. Projekti, i realizuar në partneritet ndërkufitar mes Komunës së Haraçinës dhe Komunës së Rahovecit, ka sjellë rezultate konkrete, ku Komuna e Haraçinës ka përfituar ndërtimin e një stacioni për selektimin […]
Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, vizitoi shkollën fillore “Gjergj Kastriot – Skënderbeu”, ku me rastin e Ditës së Tokës, u realizua një aktivitet i veçantë së bashku me nxënësit, duke mbjellë lule dhe gjelbëruar hapësirat e shkollës.

Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, vizitoi shkollën fillore “Gjergj Kastriot – Skënderbeu”, ku me rastin e Ditës së Tokës, u realizua një aktivitet i veçantë së bashku me nxënësit, duke mbjellë lule dhe gjelbëruar hapësirat e shkollës. Ky aktivitet kishte për qëllim jo vetëm zbukurimin e ambientit, por edhe ndërgjegjësimin e nxënësve për […]
Kanë nisur punimet për kanalizimin në Rrugën 18, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët.

Fjalët po i kthejmë në vepra. Kanalizimi në Rrugën 18, i premtuar gjatë fushatës, tashmë ka nisur të realizohet. Punimet kanë filluar në terren dhe po zhvillohen sipas planit, me angazhim maksimal që ky projekt të përfundojë sa më shpejt dhe me cilësi të lartë. Ky investim është i domosdoshëm për përmirësimin e kushteve të […]