Kemi përgatitur një projekt për rregullimin e hapësirës në qendër të Haraçinës, i cili parasheh ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve”.

Të nderuar qytetarë të Haraçinës,

Kemi përgatitur një projekt për rregullimin e hapësirës në qendër të Haraçinës, i cili parasheh ndërtimin e “Sheshit të Dëshmorëve”.

Me realizimin e këtij projekti do të rregullohet edhe qarkullimi i komunikacionit në këtë pjesë, e cila aktualisht ka sfida për shkak të veturave të parkuara, duke e bërë zonën më funksionale dhe më të organizuar për lëvizje.

Projekti përfshin vendosjen e një monumenti me shqiponjë dhe një pllakë përkujtimore për Komandant Telin dhe bashkëluftëtarët e tij.

Para marrjes së një vendimi përfundimtar, dëshirojmë të dëgjojmë mendimin tuaj.

Ju ftojmë të ndani opinionet dhe sugjerimet tuaja në komente ose të merrni pjesë në panelin e diskutimit që do të mbahet të premten, më 8 maj, në ora 14:00, në sallën e Këshillit Komunal të Komunës së Haraçinës.

Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një Haraçinë më të mirë për të gjithë.

Me respekt,

Kryetari i Komunës