Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, vizitoi shkollën fillore “Gjergj Kastriot – Skënderbeu”, ku me rastin e Ditës së Tokës, u realizua një aktivitet i veçantë së bashku me nxënësit, duke mbjellë lule dhe gjelbëruar hapësirat e shkollës.

Ky aktivitet kishte për qëllim jo vetëm zbukurimin e ambientit, por edhe ndërgjegjësimin e nxënësve për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe kujdesit ndaj mjedisit. Nxënësit treguan përkushtim dhe entuziazëm, duke dhënë një shembull të mirë për të gjithë.

Komuna mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që kontribojnë në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe një të ardhmeje më të gjelbër për të gjithë qytetarët.