Punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal po vazhdojnë me intensitet të plotë në territorin e Komunës së Haraçinës.
Aktualisht po realizohen krakët 46 dhe 48 në rrugën 14, në kuadër të projektit të financuar nga Ministria e Ekologjisë dhe Ambientit Jetësor.
Kryetari i komunës së Haraçinës z. Daut Beqiri mbetet i përkushtuar në realizimin e projekteve infrastrukturore që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe krijojnë kushte më të mira për çdo familje.
Me respekt,
Komuna e Haraçinës – Општина Арачиново – Municipality of Aracinovo




