Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të “Kalliri i Mirësisë”, z. Abedin Arifi, si dhe me një pjesë të stafit dhe ekipit komunal, inspektoi punimet që po zhvillohen në ambulantën e Haraçinës.

Ambulanta po i nënshtrohet një renovimi tërësor, i cili po realizohet falë mbështetjes së partnerëve tanë: Islamic Relief dhe Kalliri i Mirësisë. Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore dhe kushteve për banorët e komunës. Ky investim do të mundësojë ofrim më të cilësor të shërbimeve dhe standarde më të […]
Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, zhvilloi sot një takim pune me drejtorin e kompanisë së transportit “Vestor Trans”, z. Memet Asani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Në takim u diskutua gjerësisht mbi nevojën urgjente që Haraçina të ketë më shumë linja të autobusëve dhe një shërbim më të rregullt të transportit publik. Kjo është një nga kërkesat më të shpeshta të banorëve tanë, të cilët çdo ditë përballen me vështirësi për të lëvizur drejt Shkupit dhe zonave të tjera. Theksuam se […]