Vizita studimore në Nova Gorica, Slloveni dhe Gorizia-Itali

Me rastin e vizitës tonë në Nova Gorica, Slloveni dhe Gorizia -Itali ishte një vizitë frytëdhënëse për ne si një bashkpunimin ndërkufitar e cila lidhë rajonet dhe përfaqsuesit e tyre, hapi shumë mundësi dhe krijoi miqësi të reja ndërkufitare.

Projekti ,,mundësi për ty,, (opportunity4you) justifikoi emrin duke krijuar një mundësi për të gjithë,duke promovuar partneritete të forta dhe të reja, sfida,ide inovacione dhe mundësi për lëvizje të hapur dhe punsim efikas.

Projekti është një nismë e përbashkët e katër partnereve ndërkufitar:

 Qendra për Menaxhim të Njohurive nga Shkupi, Qendra për Zhvillim të Rajonit Planifikues të Shkupit, Qendra për Zhvillim të Rajonit të Jablanicës dhe P’çinjës nga Leskovci dhe komuna e Vlasotincës.

 Partnerët e projektit nisin një hulumtim të përbashkët për punësimin dhe lëvizshmërinë ndërkufitare të fuqisë punëtore në zonën ndërkufitare të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që rezulton në një vizitë efektive dhe studimore, e cila sjell njohuri, modele dhe “dyer të hapura” në mundësitë e punësimit.

Delegacioni, udhëhequr, organizuar dhe kryer nga partnerët në projekt, ishte pjesë e përfaqësuesve të komunave ndërkufitare në zonën ndërkufitare Maqedoni-Serbi. Në vizitën studimore morën pjesë 6 kryetarë komunash nga komunat e synuara në Rajonin e Planifikimit të Shkupit, në shoqëri të koordinatoreve dhe drejtorit të Qendrës për Zhvillim të Rajonit të Planifikimit të Shkupit, z. Jane Mitsevski, duke krijuar kështu një audienca cilësore dhe optimale për implementimin e modelit ndërkufitar në planet zhvillimore për lëvizshmërinë dhe punësimin.

Vizita studimore përfshiu: Komunën Nova Gorica, Qendrën Rajonale të Punësimit në Stara Gorica, Parkun Teknologjik Primorski në Slloveni, Komunën Gorizia dhe Qendrën H në Itali, si dhe Komunën Miren në Slloveni, ku u vizitua kulla simbolike e paqes, e cila ka themelet e ndërtuara nga ish-presidenti i Sllovenisë, z. Milan Kuçan.