Vërshimet e sotshme në Komunën tonë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore të komunës sonë.

Njoftim për qytetarët e Komunës së Haraçinës

Vërshimet e sotshme në Komunën tonë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore të komunës sonë. Më e prekur ka qenë Rruga 12, ku aktualisht janë duke u zhvilluar punime dhe për momentin ajo është e pakalueshme. Po ashtu, dëme janë regjistruar edhe në disa pjesë të rrugës regjionale që kalon përmes Haraçinës.

Ekipet e JKP Ambienti, në bashkëpunim me kompaninë që po realizon punimet në Rrugën 12, kanë dalë menjëherë në terren dhe po ndërmarrin masat e nevojshme për kthimin e gjendjes në normalitet në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Një pjesë e dëmeve janë shkaktuar edhe për shkak të vonesave të zgjatura nga kompania kontraktuese, prioritet i yni i menjëhershëm mbetet siguria dhe lehtësimi i lëvizjes për qytetarët tanë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin që po tregoni në këto momente.