USAID ka publikuar matjet sa i takon transparencës fiskale dhe transparencës aktive me ç’rast Komuna jonë është vlersuar si Komuna me rritje më të madhe krahasuar me vitin e kaluar.

Fillimisht puna dhe pastaj vijnë rezultatet dhe njohja e tyre.

Të nderuar qytetarë të komunës Haraçinë

Një organizatë e fuqishme dhe me shumë relevance siç është USAID ka publikuar matjet sa i takon transparencës fiskale dhe transparencës aktive me ç’rast Komuna jonë është vlersuar si Komuna me rritje më të madhe krahasuar me vitin e kaluar.

Punët e mira duan kohë dhe përkushtim, ne këtë po e bëjmë çdo ditë bashkë me administratën komunale dhe tani më këto rezultate po njihen dhe evidentohen edhe nga institucione ndërkombëtare.

Ka kaluar koha kur komuna e Haraçinës në ç’do matje ose rangimi zakonishtë gjendej e fundit ose diku nga fundi i listave.

Të nderuar qytetarë, tani më gjërat kanë ndryshuar për të mirë, Komuna e Haraçinës tani më shihet me një sy krejt tjetër,kuptohet pozitiv dhe përceptohet nga të tjerët si një storje e sukseshme gati se në gjitha fushat.

Matja e fundit:

📊Sipas analizave për transparencë fiskale në komuna, Qyteti i Shkupit renditet në mesin e dhjetë komunave partnere më transparente, ndërsa Komuna e Haraçinës ka rritje më të madhe me 5 pikë indeksi krahasuar me vitin e kaluar dhe vlersohet si një storje suksesi.

🤝Projekti i USAID @Strengthening Resource Mobilization Activity-North Macedonia ndihmon komunat partnere në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në proceset e mbledhjes, shpenzimit dhe kontrollit të burimeve të tyre, në mënyrë që të ofrojnë shërbime në mënyrë efikase për qytetarët e tyre. USAID-i mbështet përpjekjet e vendit për reduktimin e korrupsionit dhe rritjen e efektivitetit dhe transparencës së qeverisjes vendore.