Unioni i Studentëve Shqiptarë në bashkpunim me Komunën e Haraçinës, kanë ndarë mirënjohje për shoqata, klube sportive dhe personalitete që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të veçantë për shoqërinë në përgjithësi dhe për Haraçinën në veçanti.

Një organizim i shkëlqyer është mbajtur në Komunën e Haraçinës dhe i cili ka për qëllim vlerësimin e punës dhe kontributit për disa personalitete dhe sidomos studentë nga Komuna e Haraçinës.

Unioni i Studentëve Shqiptarë në bashkpunim me Komunën e Haraçinës, kanë ndarë mirënjohje për shoqata, klube sportive dhe personalitete që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të veçantë për shoqërinë në përgjithësi dhe për Haraçinën në veçanti.

Kryetari i Komunës Haraçinë Ridvan Ibraimi në cilësinë e nikoqirit pasi e shpalli të hapur këtë ngjarje duke përshëndetur të pranishmit e në veçanti studentët tha:

– të dashur Studentë, ju jeni ata që keni më shumë kohë nga jeta juaj, prandaj esenca dhe më e rëndësishmja është se, sa ju keni motivim dhe guxim për të marrë përgjegjësi që të ndërtoni një të ardhme shumë më të mirë dhe më të begatë nga realiteti i sotshëm.

Më pas Kryetari Ibraimi shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur rininë dhe në veçanti studentët në iniciativat e ardhëshme, gjithnjë duke pasur parasysh gatishmërinë për të dhënë kontributin intelektual në dobi të shoqërisë por duke mos harruar asnjëherë vendlindjen.

Kryetarja e Unionit të Studentëve Shqiptarë Arlinda Rexhepi ka falënderuar Kryetarin Ibraimi për mbështetjen permanente që ju ka dhënë studentëve dhe gjithashtu ka falënderuar për prezencën e tyre edhe disa intelektualë nga Haraçina si Prof.Dr. Veland Ramadanin, Prof.Dr Shefket Baftjarin, Prof. Isuf Bislimin, Prof.Hanife Memeti prof.Rexhep Bajramin dhe Doktorin Mejdin Ibraimi.

Në këtë ngjarje gjithashtu ka prezentuar Studentja nga Haraçina dhe themeluesja e Bibliotekës ,,Linkest” në Manastir znj.Emira Selimi e cila foli për sfidat, vështirësitë por edhe krenarinë e të qenurit intelektuale nga Haraçina, një vend që në vete bartë histori shumë të lavdishme për kombin dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi.

Me këtë rast, shumë intelektualë të njohur nga Haraçinë dhe studentë u dekoruan me mirënjohje për kontribut të veçantë në sferën e arsimit, kulturës dhe sportit nga ana e organizatorit të kësaj ngjarje, Unioni i studentëve Shqiptarë dhe Komuna e Haraçinës.