Terreni sportiv multifunksional në vendbanimin e Grushinës

Të nderuar qytetarë të Komunës Haraçinë,

terreni sportiv multifunksional në vendbanimin e Grushinës po shkon drejt përfundimit, një kërkesë e kahmotshme e rinisë së Grushinës të cilën përfundimisht po e realizojmë.

Fillimisht e ndërtuam terrenin e sportit në Haraçinë te shkolla Abdyl Frashëri, e tani me rradhë edhe Grushina dhe Orllanca po bëhen me terren sportiv- multifunksional me standarde të larta.

Ju njoftoj se paralelisht jemi duke punuar në ndërtimin e oborrit të shkollës edhe në vendbanimin Orllancë ku gjithashtu është në fazën përfundimtare edhe terreni sportiv për vendbanimin Orllancë.

Ti gëzojmë bashkarisht këto projekte dhe të kujdesemi ti ruajmë dhe mirmbajmë ata.

#InvestojmënëArdhmëri