Së bashku me kandidatin për Kryetar Komune, z. Skender Isufi, vizituam nga afër punimet në Rrugën 12, ku ka filluar zyrtarisht procesi i asfaltimit.

Të nderuar qytetarë,

Së bashku me kandidatin për Kryetar Komune, z. Skender Isufi, vizituam nga afër punimet në Rrugën 12, ku ka filluar zyrtarisht procesi i asfaltimit.

Ky ka qenë një projekt i ndërlikuar dhe i plotë, pasi standardet e Bankës Botërore janë tepër rigoroze. Me punë të vazhdueshme dhe përkushtim kemi arritur të realizojmë rekonstruksionin e përgjithshëm të kësaj rruge.

Asfaltimi do të zhvillohet në dy faza:

• Faza e parë, që përfshin gjysmën e trasesë, përfundoj

• Faza e dytë do të realizohet pas përgatitjeve të fundit, për të kompletuar projektin me kanalizimin atmosferik, shtigjet për këmbësorë dhe asfaltimin final.